Championsi: Mësohen ekipet e kualifikuara në play off

Pas ndeshjeve  të raundit të tretë kualifikues që u zhvilluan mbrëmë, Liga e Kampioneve tashmë do të hyjë në fazën më interesante të saj, pasi duke filluar që nga java e ardhshme, do të luhen ndeshjet play-off të cilat do të përcaktojnë 6 skuadrat e fundit që plotësojnë fazën në grupe të turneut.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rezultatet e ndeshjeve  kthyese të raunduit të tretë kulaifikues:

 

Zalgiris   –  Bodo/Glimt   1-1

Apollon – M. Haifa       2-0

Pyunik  – Crvena zvezda  0-2

Viktoria Plzen  – Sheriff   2-1

Midtjylland  – Benfica   1-3

Dinamo  – Ludogorets    4-2

Ferencvaros  –  Qarabag  1-3

PSV  –  Monaco    3-2

Sturm Graz  – Dynamo Kiev  1-2

Rangers – Royale Union SG  3-0.

 

Shorti i hedhur nga UEFA ka paracaktuar që në javën e kaluar përballjet dhe tashmë me përfundimin e turit të tretë, janë caktuar 6 çiftet nga të cilat do të dalin emrat e skuadrave që do të luajnë në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Përballjet janë shumë interesante dhe të hapura, me ekipet të cilat kanë eksperiencë në këtë turne, apo kanë bërë përforcime me synimin për të mbërritur aty. Një nga sfidat më të forta do të jetë padyshim Dinamo Kiev-Benfika, por edhe Rejnxhërs-PSV, që vendosin përballë skuadra të mësuara për të luajtur në grupet e këtij kompeticioni.

NDESHJET E PLAY OFF-it
Karabak-Viktoria Plzen
Bodo/Glimt-Dinamo Zagreb
Makabi Haifa-Crvena Zvezda
Kopenhagë-Trabzonspor
Dinamo Kiev-Benfika
Rejnxhërs-PSV

Ndeshjet e para  të play off-it zhvillohen më 16 gusht.

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share