Çmimet: Mish në ”sofër” vetëm për Bajram e Pashkë

RRITET ÇMIMI I MISHIT GATI 50%

Rritja e çmimit të mishit gati për 50% ka zbrazur mishtoret e vendit. Shitësit e mishit ankohen se është zvogëluar dukshëm puna e tyre. Memish Qamili punon 20 vite si kasap thotë se për çdo javë ngritet çmimi i importit të mishit me atë edhe ata janë të detyruar që ta rrisin çmimin e mishit në shitore, raporton KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Çdo javë i ngrisin çmimet kjo nuk është në rregull. Kemi ngelur me myshteritë nuk e dimë çfarë tu thuam, mendojnë se ne kemi dëshirë që të ngrisim çmimet por kjo varet nga importi. Për sa është rritur çmimi i mishit? Ka arritur deri në 500-600 denarë kilogrami ndërsa ka qenë 350 denarë. Nuk është në rregull kjo. A do të rritet edhe më shumë? Po ende do të rritet. Kjo nuk është në rregull” – deklaroi Memish Qamili, pronar i mishtores.

Heqjen e taksave doganore për importin e mishit kërkon Oda ekonomike dhe organizata e prodhimit të mishit, kjo për shkak se në qoftë se nuk do të ketë heqje atëherë pritet rritje shtesë të mishit për 30%.

“Varësisht nga lloji i mishit. Mishi i pulës dhe i viçit është rritur me më shumë se 40%. Mishi i derrit është rritur më pak, megjithatë kohëve të fundit çmimi është rritur për 20%. Por kjo është rritje globale në të gjithë botën” – tha Goce Trajçev, organizata për prodhimin e mishit

Së fundmi në disa mishtore një kilogram mish viçi shitet për 750 denarë 12.14 euro ndërsa ka kushtuar 450 denarë apo 7.28 euro. Mishi i gjedheve është rritur prej 350 apo 5.66 euro në 550 denarë apo 8.9 euro, mishi i bluar prej 200 denarë apo 3.24 euro në 340 denarë apo 5.5 euro dhe I pulës prej 175 denarë apo .2.83 euro në 350 denarë apo 5.66 euro../KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share