Digjet vetura e një komandati të burgut të Idrizovës

MINISTRI TUPANÇEVSKI TAKON DREJTORËT E BURGJEVE

Pas mesnatës është djegur vetura e Komandantit kujdestar në burgun e “Idrizovës”. Zjarri ka ndodhur në vendparkimin e burgut. Ngjarja ndodh pasi para dy ditëve pati një aksion të koordinuar dhe ishin kryer bastisje në 25 qeli të burgut ku ishin konfiskuar drogë, armë të ftohta, celularë dhe para.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vetura e një komandantit të burgut të Idrizovës është përfshirë nga zjarri rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm. Për ngjarjen në fjalë kanë informuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, prej ku kanë thënë se, vetura është djegur në parkingun pas ndërtesës administrative.

“Më 16.06.2022 në orën 01:50 në SPB Shkup është denoncuar se, në rrethin e Institutit ndëshkimor përmirësues Burgu “Idrizovë”, në parkingun pas ndërtesës administrativë, është djegur automjeti për udhëtim “Fiat punto” me regjistrim të Shkupit, në pronësi të një të punësuari në burg. Zjarri është lokalizuar nga ana e Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit dhe pronarit, i cili gjatë shuarjes së zjarrit ka pësuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kjo ngjarje ndodh dy ditë pasi, pjesëtarë të MPB-së bastisën qelitë në burgun “Idrizovë”. Në aksion kishin marrë pjesë 65 pjesëtarë të forcave speciale për shpërndarje të shpejtë, 30 policë të krim-teknikës dhe mbi 40 policë të burgut. Ishin bastisur qelitë në pjesën e mbyllur të burgut si dhe të të dënuarve të rastit “Lagja e Trimave” në Kumanovë

Në këtë aksion, te të burgosurit u gjetën drogë, telefona celularë, të holla, por edhe armë të ftohta.

Ndërkohë, Ministri I Drejtësisë, Nikola Tupançevski, ka takuar të gjithë drejtorët e burgjeve.  Është konstatuar se problemi më I madh paraqitet me mbingarkimin e burgjeve, mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore dhe mungesa e kuadrit përkatës.  Është dakorduar që menjëherë të fillohet me zgjidhjen e problemeve të shtresuara kurse do të intervenohet edhe në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve me qëllim të përmirësimit të kushteve të punonjësve të burgjeve.

Gjatë ditës së djeshme Ministri Tupancevski kishte deklaruar se gjatë vizitës së paradokoshme të përfaqësuesve të Komitetit për parandalimin e torturës pranë Këshillit të Evropës, qartazi është bërë e ditur se disa nga drejtorët e burgjeve nuk I plotësojnë kushtet dhe se duhet të ketë ndryshime në menaxhmentin e burgjeve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share