close
Top LajmeVendi

Dy të arrestuar nga aksioni policor në Saraj, policia jep detaje (VIDEO)

aksioni i polciise

Gjatë pasditës së sotme policia përmes një aksioni ka arrestuar personat J.L 23 vjeç nga fshati Krushopek dhe Sh.I nga Shkupi të cilët dyshohen se rreth orës 15.30 në një dyqan nën kërcnimin e armës kanë vjedhur para dhe produkte tjera, raporton KlanMacedonia.

Gjatë tentativës për arratisje me veturën Volkswagen Caddy PMV dy personat tashmë të arrestuar janë vërejtur nga një punonjës policie i stacionit Policor Gjorçe Petrov, i cili në bashkëpunim me punonjës tjerë të policisë në Saraj kanë arritur të ndalojnë veturën në afërsi të urës së Sarajit, në të cilën kanë gjetur paratë e vjedhura, produktet dhe një automatik, ndërsa dy personat janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pak më vonë në afërsi të fshatit Kondovë janë gjetur dhe ndaluar dy personat në fjalë, përcjell KlanMacedonia. Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe dy vjedhje të tjera të rënda.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen proceudrat adekutate. Ndërsa gjatë gjithë pasditës si pasoj e operacionit në terren komunikacioni ka qenë i ngarkuar./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia