Eksperti i NATO-s: Vuçiç e mori mesazhin çfarë do të ndodhte nëse sulmonte Kosovën

Eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s Thomas Theiner, tha se mbrëmë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, e ka marrë një mesazh të qartë nga ana e aleancës nëse e sulmon Kosovën. Theiner ka treguar se çka do të ndodhte nëse Serbia do të sulmonte Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

“Mbrëmë oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë i shpjeguan presidentit Vuçiç se nëse ai urdhëron ta sulmojë Kosovën, avionët e NATO-s brenda disa orësh do t’i bombardonin forcat serbe dhe brenda 48 orësh Brigada Ajrore 173 e Ushtrisë Amerikane do të zbarkojë në Aeroportin e Prishtinës dhe Brigada e Parashutistëve të Ushtrisë Italiane “Folgore” do të zbarkojnë në Aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)” .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai theksoi se me këtë rast do të mobilizohej edhe flota detare italiane.

“Një ditë më pas Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo” e cila është vendosur në Bari do të ankorohej nga Divizioni i 3-të Detar i Marinës Italiane me anijet e tij amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve. Nga Durrësi në Mitrovicë, me anijet “Freçia IFV” me rrota të Pinerolo-s dhe shkatërruesve të tankeve Centauro u duhen 6 orë falë autostradës A1 të bashkëfinancuar perëndimore”, theksoi ai.

Eksperti i NATO-s shtoi se Aleanca Veriatlantike ka 23 vjet që trajnohet për ta mbrojtur Kosovën në raste të tilla.

“Shkurt: NATO ka 23 vjet që planifikon dhe trajnohet për ta mbrojtur Kosovën; nëse serbët ndonjëherë shkojnë ta ballafaqojnë NATO-n”, shtoi eksperti italian.

Italiani tha se kjo do të merrte fund “në ajër brenda pak orësh” dhe “në tokë brenda pak ditësh”.

“Dhe NATO u sigurua që gjeneralët e Serbisë ta dinë këtë, por Vuçiç është një klloun”, tha Kleiner./klankosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share