ESHS: Të papunë 1.541 magjistra dhe 100 doktorë shkencash

109.249 TË PAPUNË – 80% ME ARSIM FILLOR DHE TË MESËM

Sipas rezultateve nga Regjistrimi 2021, në vendin tonë ka 109.249 të papunë të moshës 15 e më shumë. Prej tyre thuajse 80% janë me arsim fillor dhe të mesëm. Mbi 60% I takojnë gjinisë mashkullore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas rajoneve statistikore pjesa më e madhe e të papunëve me arsim fillor – 27% jetojnë në Rajonin e Pollogut. Sipas qyteteve thuajse 5.000 apo 16% jetojnë në Shkup, prej të cilëve mbi 1.500 në Çair, kurse mbi 2.000 të papunë me arsim fillor ka në Gostivar, Tetovë dhe Kumanovë.

Pjesa më e madhe e të papunëve me arsim të mesëm mbi 14.000 ose 26% jetojnë në Rajonin e Shkupit, mbi 9.000 ose 17% në atë të Pollogut dhe mbi 7.000 apo 14% në Rajonin Verilindor.

Sipas Regjistrimit 2021 të papunë janë 100 doktorë shkencash. 36 prej tyre janë të moshës 30 – 39 vjec. Më shumë se gjysma prej tyre – 52 janë nga Shkupi.

Regjistrohen si të papunë edhe 1.541 magjistra. Dy të tretat prej tyre janë të moshës 25 – 34 vjec. /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share