Facebook do të paguajë këdo që përdor muzikën e Post Malone në video

Të hënën, Meta ka lançuar një opsion të ri në Facebook që lejon krijuesit (llogaritë creator) të monetizojnë videot në Facebook që kanë këngë nga artistë si Post Malone e Tove Lo.

Një bibiliotekë me muzikë të licensuar nga Meta është në dispozicion të krijuesve dhe mund të monetizojnë videot që përmbajnë muzikë të licensuar me reklama. Këta përdorues do të marrin 20% nga të ardhurat e reklamave, ndërsa pjesa tjetër ndahet midis Meta dhe personave që kanë të drejta mbi muzikën e përdorur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sistemi i ri ka edhe rregullat e tij: videot duhet të jenë të gjata të paktën 1 minutë  dhe muzika nuk mund të jetë qëllimi kryesor i tyre. gjithashtu nuk funksionon për Reels.

Videot që përdorin muzikë të palicensuar mund t’iu hiqet ose të bllokohen ndërsa përsëritësve mund t’iu çaktivizohet llogaria./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share