close
Top LajmeVendi

Filloi Samiti i BE-së për vendet nga Ballkani Perëndimorë, Kryeministri Kovaçevski udhëheq me delegacionin qeveritarë

23062022_Samit EU_Zapaden Balkan_3

Në Bruksel, sot filloi samiti dy ditor i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në të cilën merr pjesë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.

Në Samitin në të cilin marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të bisedohet për Evropën më të gjerë, Ballkanin Perëndimorë, Ukraina, aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjia, si dhe çështjet ekonomike dhe marrëdhëniet e jashtme.

Para takimit të Këshillit Evropian, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimorë do të takohen dhe do të bisedojnë për perspektivat e integrimit evropian të rajonit

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia