Fury: “Unë jam i pamposhtur dhe do të mbeten i tillë, të tjerët kanë thjesht fjalë”

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka deklaruar sërish se nuk po mendon për rikthimin në ring. Dy javë nga revanshi i peshës së rëndë mes Anthony Joshua e Olseksandr Usyk, boksieri britanik shijon pushimet me familjen, pa hequr dorë nga palestra.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka mohuar zërat se ka nisur bisedimet për të zhvilluar një duel në Lindjen e Mesme me boksierin që do të dalë fitues nga revanshi i 20 gushtit. “Janë thjesht zëra, nuk ka asgjë konkrete. Unë jam duke pushuar me familjen time dhe s’kam nevojë të dueloj. Ju e dini se çfarë duhet bërë që të dueloj sërish”, tha Fury.

 

Të dueloj në Arabinë Saudite? Me Joshua dueloj falas në Londër, në Wembley, që ta shohin të gjithë britanikët pa pagesë. Ata të dy le të bëjnë ç’të duan në ring, është një çështje që u përket atyre. Unë jam i pamposhtur dhe do të mbeten i tillë, të tjerët kanë thjesht fjalë”, tha Tyson Fury.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share