Futboll: Andrea Beloti në radarin e Romës

Andrea Beloti është kthyer prej disa javësh në objektivin kryesor të Romës përsa i përket sulmit, me italianin që gjendet si lojtar i lirë në merkato pas përfundimit të kontratës me Torinon.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” duket se në garën për 28-vjeçarin nuk është vetëm skuadra e Zhoze Murinjos, por dhe francezët e Nisës që kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit në orët e fundit për ta bindur të lërë Serinë A.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Projekti i Romës dhe merkatoja e klubit verdhekuq duket se kanë bërë që të jenë favorit për të ardhmen e Belotit, por një ofertë më e mirë nga një kampionat tjetër mund ta bindë sulmuesin të lërë Italinë dhe të provojë një aventurë tjetër në Europë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share