Futboll: Ballkani i Suharekës sot debuton në garat Evropiane

Ballkani – Zhalgiris zhvillohet ne Fadil Vokrri në ora 20:00

Skuadra kampione e Kosovës KF Ballkani, në ndeshjen e raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, do të përballet me kampionin e Lituanisë, Zhalgiris, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në orën 20:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo është hera e parë që kampioni i Kosovës luan direkt në këtë raund të garave, ngase në vitet e mëparshme fillimisht luante në parakualifikime. Përballë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja do të jetë kampioni i Lituanisë, Zalgiris. Ekipi nga Suhareka, të hënën pas dite e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para këtij dueli të rëndësishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pritet që në ndeshjen debutuese në garat europiane kampioni i Kosovës të ketë përkrahje të madhe të tifozëve. Në rast se e kalon me sukses këtë kundërshtar pas dy ndeshjeve, atëherë Ballkani në rrethin e dytë do të ballafaqohet me skuadrën e njohur suedeze, Malmo.

E këtë javë në skenën evropiane do të prezantohen edhe Drita, Llapi e Gjilani që do të luajnë në rrethin e parë të Ligës së Konferencës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share