Futboll: FIFA publikon renditjen e re, kryeson Brazili

RMV-ja dhe Kosova shënojnë ngritje, Shqipëria mbetet e 66-ta

Federata botërore e futbollit fifa, sot ka publikuar renditjen më të re të vendeve. Pesë vendet e para i kanë Brazili, Belgjika, Argjentina, Franca dhe Anglia. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë ngritje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshjet e zhvilluara gjate këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve janë vlerësuar si pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ndërsa Shqipëria nuk ka lëvizje në krahasim me muajin e kaluar. Kjo së paku dëshmohet nga publikimi I sotëm i renditjes së FIFA-s.

Maqedonia e Veriut pas ndeshjeve të qershorit dhe rezultateve të shënuara ka ngritje , tani renditet në pozitën 64-të me 1375 pikë.

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të mbnetet në pozitën e 66-të me 1361 pikë

Përfaqësuesja e Kosovës ka ngritje për një posit në krahasim me renditjen paraparake , tani Kosova me 1183 pikë pozicionohet e 106-ta.

Renditjen e FIFA-s vazhdon të kryeson Brazili me 1837 pikë para Belgjikës që ka 1821, Argjentinës me 1770, Francës me 1764 dhe Anglisë në pozitë pestë me 1737 pikë. Në dhjetshin e pare janë edhe Spanja, Italia, Holanda, Portugalia dhe Danimarka, ndërsa jashtë gjetshit më të mire është Gjermania e cila pozicionohet e 11-ta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share