Heqja e masave antikrizë– “çmimet shkojnë në qiell”

MASA TË REJA ANTI-KRIZË PAS RIBALANCIT TË BUXHETIT

Në Maj inflacioni arriti 12%, kurse ushqimi është shtrenjtuar për 17%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, raporton KlanM. Kjo ndodhi në kohën kur në fuqi ishin masat anti-krizë të Qeverisë për kufizimin e cmimeve të produkteve ushqimore. Pas heqjes së masave, çmimet shkuan në qiell.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Qershor u ndërpre ulja e akcizës dhe TVSH-së për karburantet që rezultoi me rritje të ndjeshme të derivateve të naftës.

Nga 09 Qershori, ЕUROSUPER BS – 95 shitet për 110 denarë, EUROSUPER BS – 98 për 112, EURODIZELI për 104.5 kurse Vaji Ekstra I Lehtë 102,5 denarë.

U shfuqizua edhe ulja e TVSH-së dhe kufizimi I marzhës së produkteve themelore të ushqimit. Vaji I gatimit u rrit për 25 denarë, sheqeri për 8, mielli dhe qumështi për 9 denarë – thonë të dhënat e portalit të specializuar cenometar.mk.

Disa prodhime janë shtrenjtuar për 70%. Qytetarët ankohen se mezi e kalojnë muajin.

Qeveria paralajmëroi se në përgatitje e sipër është pakoja e re e masave anti-krizë, që do të miratohet pas votimit të ribalancit të buxhetit. Kësaj radhe masat do të destinohen vetëm për kategoritë më të cënuar të qytetarëve. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share