Hoxha: Nuk mund të presim integrim të shpejtë në Bashkimin Evropian me këtë sistem të rënuar shendetësor

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar reforma të shpejta në sistemin shëndetësor.
Spitale të vjetërsuara, klinika të pafurnizuara mjaftueshëm, mos investim në ndërtimin e kuadrit profesionale si dhe ikje masive nga vendi i kuadrit shëndetësor, janë disa nga problemet me të cilat çdo ditë ballafaqohemi, shkruan Arjanit Hoxha.
Sipas tij integrimi i shpejtë në Bashkimin Evropian nuk mund të bëhet kur Ministri i Shëndetësisë në vend që të jep sqarime për skandalet e publikuara, ai i thotë qytetarëve se nëse terapia do kushtonte 500 denarë në vend 3000€ atëhere askush nuk do ishte ankuar.
Sistemi shëndetësor është në prag të kollapsit të plotë, reformimi dhe adaptimi me sistemin shëndetësor evropian është punë e Qeverisë, prandaj nuk ka më alibi për deshtimet ka shkruar Hoxha./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share