close
Vendi

Ilire Dauti: Çfarë duam, copa jete apo vetë jetën

efr443f (1)

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti ka reaguar lidhur me rastin e klinikës private “Zhan Mitrev”, e cila dyshohet për shumë parregullësi gjatë trajtimit të pacientëve në periudhën gjatë dy viteve të fundit.

Ja reagimi i saj:

Infektimi i gjakut në emër të filtrimit të tij (rasti Zhan Mitrev) është përshkrimi më i dhimbshëm e fatkeqësisht më i realtë i tërë asaj që ndodh me ne dhe jetët tona këtu. Imagjinoni dyshohet që pacientët kanë qenë objekt eksperimenti pa mos qenë as në dijeni e as pa dhënë leje për këtë, njëjtë si të gjithë ne në këtë shtet.

Tash më është e sigurtë që e keqja nuk shfaqet gjithmonë në formën e njëjtë, sikurse as mashtrimi i klasës tenderashe politike. E jona mbetet çfarë duam, copa jete apo vetë jetën. Përndryshe, u bënë 9 muaj nga djegia e pacientëve në Spitalin modular në Tetovë dhe ende asgjë nga përgjegjësia dhe përgjegjësit për të. Përveç jetës së shumë pacientëve, tanimë është vrarë edhe besimi i qytetarëve tek institucionet. Do të duhet shumë kohë dhe mund që ta kthejmë atë, si dhe të punojmë bashkë për këtë!”, ka shkruar deputetja Ilire Dauti.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia