“Ishte me kapele dhe syze të zeza”, dëshmitari flet për plagosjen e shqiptarit në Athinë

Shqiptari që u plagos me armë mbrëmjen e së premtes në Athinë është rreth 40 vjeç. Pronari i një lokali në zonën e Metaxourgio të kryeqytetit grek ka treguar detaje nga kjo ngjarje. I plagosuri shkoi pikërisht në lokalin e tij për të kërkuar ndihmë.

“Në orën 22:00 ka ardhur në lokal. Kur erdhi ishte mirë, por pastaj filloi të djersinte. Kishte një plagë në bark. Ne pamë një plumb që kishte në bark. Pamë që po i dilte gjak dhe kuptuam që ishte plumb”, thotë pronari i lokalit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shqiptari i plagosur ka shkuar aty për të kërkuar ndihmë duke përshkuar 500 metra me motor, ashtu siç ishte, i plagosur. Ai arriti që ta shihte edhe autorin.

“Na tha se kishte kapele dhe syze të zeza, e qëlloi një herë, por më pas te lagjia na thanë që qëlloi 2-3 herë. Ai u godit nga një plumb në stomak”, vijon rrëfimin dëshmitari.

Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë i ulur në një lokal kur autori iu afrua dhe nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin. Në një moment nxorri armën dhe e qëlloi. Dyshohet që edhe autori të jetë me origjinë shqiptare.

Shqiptari i plagosur ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Policia greke vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share