Jakimovski: Çatia e çerdhes “Majski Cvet” ka rënë për shkak të motit të keq

Kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski sot në mëngjes ka inspektuar hapësirat e çerdhes “Majski Cvet”, dega “Jasmin”, në lagjen Taftalixhe 2, ku gjatë fundjavës ka rënë tavani i gipsit në dy hapësira, ndërsa në një tjetër është dëmtuar.

-E kemi vërtetuar arsyen. Me shumë gjasë bëhet fjalë për problem teknik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me siguri ulluqet nuk janë pastruar dhe për këtë arsye ka ardhur deri te bllokimi i tyre.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për çati të fshehur, uji është derdhur përmes ullukut në izolimin që ka rënduar në tavanin e hapësirës që është punuar prej gipsi, deklaroi kryetari i komunës Jakimovski, pas inspektimit të kryer.

Gjatë inspektimit, në të njëjtën kohë janë vërejtur edhe disa lëshime teknike gjatë ndërtimit të objektit. Për këto arsye kryetari i komunës ka kërkuar që të kontrollohen projektet, oferta dhe gjendja  përfundimtare dhe pas kësaj do të publikohen informacione shtesë në lidhje me rastin./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share