Jemen: Shpërndarja e ndihmave për Ramazan kthehet në tragjedi

MBI 90 PERSONA HUMBEN JETEN DHE 300 U PLAGOSEN

Shpërndarja e ndihmave për ditën e fundit të Ramazanit është kthyer në një tragjedi në Jemen. Mbi 90 persona humbën jetën dhe 300 u plagosën kur rebelët Houthi u përpoqën të kontrollonin turmën duke qëlluar në ajër. Dy tregtarët që organizuan ngjarjen janë  arrestuar ndersa ka nisur nje hetim per tragjedine.                           

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mbi 90 persona mbetën të vrarë gjatë përplasjeve në një shkollë në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, ku po shpërndaheshin ndihma për Ramazan.

Qindra njerëz ishin grumbulluar për të marrë donacione nga tregtaret, rreth 9 dollarë për person, për të shënuar ditët e fundit të Ramazanit. Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz që bërtasin mes trupave të pajete dhe të tjerë që nuk mund të levizin.

Dëshmitarët për agjencinë e lajmeve Associated Press deklaruan  se rebelet Houthi të armatosur kishin qëlluar në ajër në një përpjekje për të kontrolluar turmën duke goditur një tel elektrik që çoi në një shpërthim. Më shumë se 300 njerëz u lënduan të cilët u dërguan në spitalin al-Thoëra në Sanaa.

Dy tregtarët që organizuan ngjarjen janë  arrestuar dhe ka nisur një hetim për tragjedinë.  Rebelet houthi-t njoftuan se do të paguanin rreth 2,000 dollarë kompensim për secilën familje që humbi një të afërm, ndërsa të plagosurit do të merrnin rreth 400 dollarë.

Jemeni është shkatërruar nga një konflikt tetë-vjeçar që vendosi një koalicion ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër grupit Houthi të lidhur me Iranin. Lufta ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka shkatërruar ekonominë dhe ka shtyrë miliona persona në uri. Arabia Saudite dhe Houthi janë të angazhuar në bisedime paralelisht me përpjekjet e OKB-së për të vendosur një armëpushim të përhershëm.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share