Kancelari gjerman Sholc të premten në Kosovë

ANALISTËT: VIZITA SINJAL PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Kancelari Gjerman Olaf Scholz të premten do të qëndrojë në Prishtinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është konfirmuar për TV Klan se ai do të zhvillojë takime me presidenten e vendit Vjosa Osmanin dhe kryeministirn Albin Kurti.

Analisti Artan Behrami i cili ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaci thotë se vizita e tij në Kosovë është një sinjal i mirë për angazhimin e tij në liberalizimin e vizave.

Në fund të qershorit cështja e liberalizimit të vizave  do të diskutohet në takimin e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian.

 

Në këtë takim pashmangshëm që temë kryesore do të jetë edhe ajo e dialogut, deklaroi Artan Behrami-analist.

Pas Kosovës kancelair gjerman pritet të vizitojë Beogradin, Selanikun, Shkupin për të përfunduar në Sofje vizitat e tij në Ballkan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share