close
Top LajmeVendi

Karposh: Bie tavani në Çerdhe të fëmijëve (VIDEO)

erggerg

JAKIMOVSKI: GABIM TEKNIK, DËMTIMET NGA MOTI I LIG”

Kryetari I Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në mëngjes ka vizituar hapësirat e cerdhes së fëmijëve në Taftalixhe të Shkupit, ku gjatë fundjavës kishte rënë Tavani në dy hapësira, kurse në njërën është dëmtuar. Sic thonë nga Komuna e Karposhit, dëmtimet janë shkaktuar nga moti I lig, kurse janë vërejtur edhe lëshime teknike gjatë ndërtimit të objektit dhe për këtë shkak Kryetari Jakimovski ka kërkuar të kontrollohen projektet dhe ofertat.

“Bëhet fjalë për gabim Teknik. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për çati të fshehur, uji ka depërtuar në izolimin që ka shkaktuar peshë në tavan në hapësirën që është e përpunuar me gips-karton” – tha Jakimovski.

Reagimi I autoriteteve të Komunës së Karposhit erdhi pas denoncimit në Facebook të Antonio Miloshoskit nga VMRO-DPMNE-ja I cili ka shkruar se rreth mbikqyrjeve, ndërtimit dhe hapjes së kësaj cerdheje ka pasur 5 ngjarje që janë ilustruar me press-konferenca të LSDM-së dhe ku kanë marrë pjesë Kryeministri Zaev dhe Ministra të kabinetit të tij. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia