KE-ja rekomandon statusin e vendit kandidat për Ukrainën

ZELENSKY OPTIMIST PËR UKRAINËN DREJT BE-sw

Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, bëri të ditur presidentja e këtij institucioni, Ursula von der Leyen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne rekomanduam që t’i japim Ukrainës statusin e vendit kandidat, duke nënkuptuar që vendi duhet të kryejë një sërë reformash të rëndësishme. Ukraina ka treguar përkushtim për të respektuar vlerat dhe standardet evropiane” – tha Ursula Von Der Leyen, presidente e KE-se.

Presidentja e KE-së tha se rekomandimi për Ukrainën ka ardhur pas një shqyrtimi të thellë të gatishmërisë së këtij shteti për statusin e kandidatit, përfshirë edhe kriteret politike dhe ato ekonomike. Sipas von der Leyen, Ukraina ka dëshmuar se ka një sistem të duhur politik dhe funksional, teksa viteve të fundit ka përafruar legjislaturën e saj me BE-në. Ajo tha se Ukraina ka bërë shumë në sundimin e ligjit dhe tani fokusi do të jetë në gjyqësor dhe në mënyrën e emërimit të gjykatësve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehet se vendi i tij nuk ka qenë kurrë më pranë Bashkimit Europian se tani. Në videon e tij të zakonshme të mbrëmjes, ai e përshkoi të enjten –takimin me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev si një “ditë të vërtetë historike” dhe një “hap përpara”. Më tej, ai shton se Ukraina ndjen mbështetjen e të katërta shteteve të BE pasi zyrtarët përkrahën statusin e Ukrainës si vend kandidat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share