Këshilltari i Zidane: Askush nga Parisi nuk ka kontaktuar me ne

Zinedine Zidane nuk ka pasur kontakte me Paris Saint-Germain. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i 49-vjeçarit, Alain Migliasio për mediat franceze.

“Të gjitha këto thashetheme që qarkullojnë janë të pabaza. Deri më sot, unë jam i vetmi person që lejohet të përfaqësoj dhe këshilloj Zinedine Zidane. As ai dhe dhe as unë nuk janë kontaktuar drejtpërdrejt nga drejtuesit e PSG“, tha ai për “L’Equippe”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zidane shihet si opsion për të zëvendësuar trajnerin aktual, Maurizio Pochettino te skuadra e kryeqytetit francez. 49 -vjeçari gjendet pa kontratë që kur u largua nga Reali i Madridit në fund të sezonit 2020-2021. Një zhvillim që e shtynë PSG-në drejt një marrëveshje me teknikun Zidane. Kampionët e Francës nuk janë të kënaqur nga puna e trajnerit Pochettino në “Parkun e Princave”, pasi ka dështuar që ta dërgojë skuadrën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share