Komuna e Berovës u bënë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

Komuna e Berovës sot përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot mbi fshatin Mitrashinci.

“Për momentin një zjarr i madh ka shpërthyer mbi fshatin Mitrashinci, mbi objektet e familjes Valaski. Zjarri mund të rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Apelojmë tek banorët, tek qytetarët, sidomos nga fshatrat Mitrashinci, Budinarci, Maçevë, që të dërgojnë sa më shumë vullnetarë për të shuar zjarrin sa më shpejt që të mos rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar”, bëjnë thirrje nga Komuna e Berovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share