Kosta Rika kualifikohet në Katar

Kosta Rika ka kompletuar grupin me 32 skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Botës të Katarit 2022. Kombëtarja amerikano-qendrore arriti që të thyejë në finalen e play off Zelandën e Re, për t’u bërë kështu përfaqësuesja e fundit që siguron biletën për në turneun e fundvitit. Përballje e vendosur që në start, me Kosta Rikën që gjeti rrjetën pas dy minutash lojë.

Kempëll devijoi saktë një top drejt portës kundërshtare në minutën e tretë, duke dërguar në delir tifozët kostarikan dhe kombëtaren e tij në Katar. Marrja formë e 8 grupeve të Kupës së Botës ka marrë përgëzimet edhe nga presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, që i uron suksese kombëtareve pjesëmarrëse.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tani janë mësuar 32 kombëtaret pjesë e Kupës së Botës. Tashmë iu uroj suksese të gjithëve në turneun e Katarit. Shihemi në Doha”.

Kosta Rika bën pjesë në grupin E të Kupës së Botës, së bashku me Gjermaninë, Japoninë dhe Spanjën, rivalin e saj të parë në Katar.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share