Kovaçevski-Erdogan: RMV-ja dhe Turqia vazhdojnë me bashkëpunim të shkëlqyer dhe ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Stamboll realizoi takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në takim, ku morën pjesë edhe ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, bashkërisht konstatuan se marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve, të cilat këtë vitë shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Kovaçevski në takim me Presidentin e Turqisë, Erdogan u shprehë i kënaqur nga takimi për qëllimet e përbashkët për sigurinë ashtu edhe për stabilitetin e rajonit për të cilat faktorë kyçë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal me fokus në bashkëpunimin ekonomik dhe përmisimin e ndërlidhjes infrastrukturore.

Marrëdhëniet në mes të dyja vendeve, theksuan në takim Kovaçevski dhe Erdogan janë të shkëlqyeshme në fushën e bashkëpunimit ekonomikë.

Shkëmbimi tregtarë me Turqinë është në rritje të vazhdueshme dhe nga vendi i 8-të në vitin 2020, në tre muajit e parë nga viti 2022 ky vend e morri vendin e 6-të në listën e partnerëve tregtarë më i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut.

Në takim u potencua se pritshmërit janë që shkëmbimi tregtar i këtij viti prej 900 milion dollarë, të arrijë 1 miliard dollarë dhe të sigurojë thellim të bashkëpunimit ekonomikë mes të dyja vendeve. Sipas investimeve të përgjithshme nga Turqia në vendin tonë, ky shtet është pesë vendet e para sipas të hyrave të përgjithshme të investimeve të huaja.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi Presidentin Erdogan për mbështetjen në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, e cila në aspekt të situatës aktuale gjeopolitike me agresionin ushtarakë rusë në Ukrainë u tregua si përfitim i çmuar për sigurinë e vendit dhe rajonit.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia, potencuan në bisedën e ndërsjellë Kovacevski dhe Erdogan se e vazhdojnë bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë mes Ministrive të Mbrojtjeve të të dyja vendeve lidhur me modernizimin Armatës së Maqedonisë së Veriut si dhe në fushën e stërvitjeve ushtarake dhe edukimin, por edhe pjesëmarrjen e përbashkët në operacione dhe ushtrime paqësore.

Kryeministri Kovaçevski i dërgoi ftesë Presidentit Erdogan të vizitoj vendin tonë, si vazhdimësi e të gjitha vizitave të tjera në nivel të lartë dhe për inkurajimin e projekteve të shumta të numërta që janë ndërmarr për avancim shtesë të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share