Kovid-19, regjistrohen 679 raste të reja dhe 4.379 raste aktive

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.537 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 679 raste të reja prej të cilëve 130  janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar  291 pacientë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë person që ka humbur jetën si pasojë e koronaviorusit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë  2.130.248  testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon 332.667, numri i pacientëve të shëruar është 318.890, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është 9.398, numri i rasteve aktive në vend shënon 4.379 raste aktive./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share