Kravinjo: Kontesti me Sofjen është zgjidhur– negociatat kanë filluar

OSMANI: NUK KA PESHË DEKLARATA UNILATERALE BULLGARE PËR GJUHËN MAQEDONASE

Portugalia premton ndihmë dhe mbështetje politike për Maqedoninë e Veriut gjatë negociatave aderuese me BE-në. Ministri i Punëve të Jashtme në Lisbonë, Zhoao Gomez Kravinjo, gjatë vizitës së sotme në Shkup ka shprehur bindjen se nuk do të ketë bllokada të tjera nga Bullgaria, sepse praktika në BE është “të respektohet fjala e dhënë dhe nënshkrimi për atë që është arritur marrëveshje”. Kravinjo në takimin me takimet me kreun e shtetit përveç për bashkëpunimin me BE-në, ka biseduar edhe për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Më këshillën se në momentet e vështira gjatë negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet pasur durim, sepse të gjitha vendet i kanë, shefi i diplomacisë portugeze Zhoao Gomez Kravinjo është optimist se të njëjtat nuk do të vijnë sërish nga Bullgaria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare është e rëndësisë thelbësore të besojmë në fjalën e dhënë, në nënshkrimin dhe në obligimin e shprehur. Çështja dypalëshe për të cilën intensivisht kanë biseduar Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut është rrumbullakësuar, ka konkluzion dhe rrumbullakësimi është shënuar me konferencën ndërqeveritare më 19 korrik. Nuk pres që kjo çështje të ngritet sërish, nuk shoh arsye, besoj se kur partnerët, kolegët, vendet tona nënshkruajnë marrëveshje e plotësojnë atë. Kështu funksionojmë në BE,” deklaroi Zhoao Gomez Kravinjo, Ministër i Punëve të Jashtme Portugali.

Deklarata e njëanshme me të cilën Maqedonia e Veriut e definon gjuhën maqedonase, përkundër deklaratës nga Bullgaria me të cilën e mohon atë, për të cilën këtyre ditëve kanë reaguar ashpër gjuhëtarët dhe historianët në vend, nuk është dokument juridikisht i obligueshëm, shpreh bindjen Ministri Bujar Osmani, dhe është në pajtueshmëri me Kushtetutën. Bullgaria notë të ngjajshme ka dërguar edhe para pesë viteve në Kombet e Bashkuara.

“Sapo gjuha maqedonase u regjistrua në kartën e Kombeve të Bashkuara në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës – në Kombet e Bashkuara Bullgaria dërgoi notë të njëanshme me përmbajtjen e njëjtë. Për fat të keq, atëherë nuk iu prezantua opinionit dhe për këtë arsye opinioni nuk e di se kjo ka ndodhur që para pesë vitesh për të gjitha vendet anëtare të Kombëve të Bashkuara. Tani edhe BE-së i dërgohet kjo notë, që është dërguar në vitin 2018 dhe nuk ka asnjë rëndësi juridike, sepse Bullgaria ka votuar për kornizë në të cilën gjuha maqedonase është e pastër. Ne arritëm të kemi definim që është në pajtueshmëri me Kushtetutën tonë, rezolutën e Kuvendit të vitit 2021 dhe konkluzionet e Kuvendit nga java e kaluar,”deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme RMV.

Pas përfundimit të skriningut për harmonizimin e ligjdhënies në vend me atë të BE-së, planifikohet konferenca e dytë ndërqeveritare, por paraprakisht nga Shkupi kërkohet të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe t’i përfshijë Bullgarët në mesin e bashkësive të tjera në Maqedoninë e Veriut. Opozita pohon se nuk do ta lejojë këtë, por njohësit e gjendjes në Shkup konsiderojnë se VMRO-DPMNE-ja para zgjedhjeve të ardhshme, me qëllim që ta hapë rrugën për koalicion me partitë shqiptare, megjithatë do të votojë për ndryshimet e kërkuara kushtetuese. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share