Kumanovarët më shumë se një muaj pa transport hekurudhor

MINISTRIA E FINANCAVE NUK APROVON PUNËSIMIN E 40 MAKINISTËVE

Kumanovarët dhe banorët e fshatrave përreth që udhëtojnë për në Shkup me tren më shumë se një muaj kanë mbetur pa transport hekurudhor. Kërkojnë menjëherë që t’u sigurhet transport dhe kthimin e parave pasi që kanë nxjerë bileta mujore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pajtjetër se duhet të ketë por s’ka e kanë ndërprerë. A ka udhëtarë që udhëtojnë? Po sigurisht që ka, ka shumë. Stacionin hekurudhor e kemi afër por s’ka tren. Shteti i bën këto dallavera. Të gjithë janë hajdut. Të gjithë janë hajna”deklaroi një qytetarë për tv KlanM.

“E kanë ndërprerë trenin sigurisht për shkak se nuk ka si ta mirëmbajnë këtë linje për në Kumanovë”

“Po i duhet. Mendoni se ka udhëtarë që udhëtojnë me tren? Po ka”. 

Liridon Useini nga Hekurudhat e Maqedonisë thotë se problemi do të zgjidhet gjatë muajit gusht. Edhe pse kanë kërkuar punsimin e 40 makinistëve kanë marrë përgjigje negative nga Ministria e Dinancave.

“Linja Shkup Tabanoc Shkup është ndaluar më 23 qershor të këtij viti përshkak të mungesës së makinistëve. Po punohet në këtë drejtim që gjatë muajit të ardhshëm gjegjesisht gjatë gusht. Kemi kërkuar pëlqim për 40 makinist na kanë kthyer përgjigje negative”,deklaroi për tv KlanM Liridon Useini Shef Kabineti Në Hekurudhat E Maqedonisë

Nuk janë funksionale as linjat për në Kërçovë dhe Koçan. Voziten katër lokomotiva të reja dhe gjashtë të vjetra. Me dritare të thyera e në gjendje të mjerueshme janë ato të vjetrat. Ndërsa shpesh ndodh që lokomotivat edhe të prishen në mes të udhëtimit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share