Kurti: Të pagjeturit – Kemi dallime konceptuale me Beogradin

PALA SERBE KA KËRKUAR SHTYERJEN E TAKIMIT NË NIVEL LIDERËSH

Me urimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE kryeministri Albin Kurti ka nisur mbledhjen e qeverisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tij ky vendim na e shton përkushtimin për reforma të transformimit të rajonit.

Pas mbledhjes së qeverisë ai ka folur edhe për të pagjeturit për të cilën një ditë më parë emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak tha se Kosova dhe Serbia janë vetëm “dy fjalë afër ose larg” finalizimit të marrëveshjes, deklaroi Albin Kurti Kryeministër i Kosovës.

Kurti ka thënë se palët nuk janë shumë larg, por ka shtuar se Kosova është e kujdesshme për shkak të “përvojës së hidhur që ka me Beogradin”.

Beogradi insiston të quhen vetëm persona të pagjetur, ne kërkojmë që kjo të theksohet që është bërë me dhunë. Ata nuk janë persona që janë zhdukur nga vërshimet apo tërmetet. Ne kemi familjarë që e dinë se personi i caktuar, i uniformuar ose jo, ua mori djalin ose vajzën, babën ose nënën e kështu me radhë. Bëhet fjalë për kidnapime, rrëmbime që janë bërë me dhunë. Insistimi ynë është që të bëhet kjo, deklaroi Albin Kurti Kryeministër i Kosovës.

Ndërsa për takimin që ishte paraparë të mbahej në nivel liderësh këtë javë në Bruksel, Kurti bëri të ditur se takimi është kërkuar të shtyhet nga pala serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share