Kuvend: S’ka kuorum- s’ka debat për fatkeqësitë në Tetovë dhe Bullgari

ANËTARËT E BDI-së DHE LSDM-së NUK MORRËN PJESË NË KOMISION

Tragjedia në spitalin modularë në Tetovë dhe aksidenti në Bullgari, mbetën dy tema diskutimi vetëm mes opozitës, pasi deputetët e LSDM-së dhe BDI-së nuk morrën pjesë në komisionin për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, pas çka nuk u bë kuorumi për punë. Deputetët opozitarë,gjatë fjalimeve të tyre procedurale akuzojnë deputetët e shumicës parlamentare se po ikin nga e vërteta dhe përgjegjësia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Bëj apel që të kthehen në momentin kur nuk kanë qenë në pushtet dhe të mundohen ta ndjejnë atë formë të dhimbjes që kanë pasur atëherë. Ndoshta për momentin janë rehabilituar dhe ajo dhimbje u është shuar për momentin, por në rastin në fjalë janë të obliguar, ose jemi të obliguar të gjithë së bashku që të përjetojmë dhimbjen dhe sadoqoftë të kontribuojmë të gjithë së bashku, për daljen e të vërtetës në shesh si e para dhe normalisht edhe dhënies së përgjegjësisë, në mos tjetër së paku të përgjegjësisë morale.” –  tha Snopçe, kryetar i komisionit deputet i ASH-së.

Opozitarët njëzëri theksuan se pushteti me këto veprime, siç thonë ata, të pamoralshme, po e dëshmon se për ta nuk paraqesin rëndësi të madhe rreth 60 jetët e humbura në këto tragjedi. Ata nënvizuan  më tej se shumica parlamentare bëjnë kuorum vetëm kur bëhet fjalë për tenderë, shpërndarje të parave publike dhe zgjedhje të gjykatësve politik, por nuk bëjnë kuorum kur bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe për të drejtat dhe liritë e tyre.

“ Pamë se Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë deri më tani lidhur me aksidentin në Bullgari. Kjo nënkupton se e sheh përgjegjësinë e saj, është e vetëdijshme se ka dikënd brenda që është fajtor dhe prandaj nuk dëshiron që opinioni ta dëgjojë të vërtetën…Më tej kishim informacion për spitalet modulare, gjegjësisht mënyrën se si janë ndërtuar spitalet modulare, kush është drejtori i spitalit modular në Tetovë, këto pyetje nuk duan ti dëgjojnë, prandaj nuk bëjnë sot kuorum, pasiqë vetë janë fajtorë.” – deklaroi Eli Panova, VMRO-DPMNE

Ndërkaq, Arbër Ademi nga BDI fajëson opozitën, se nuk e kanë respektuar rregulloren dhe nuk e kanë ndarë materialin përkatws me deputetët.

“E vërteta është ndryshe. E vërteta është se çdoherë kur të thirret seancë në një Komision përkatës, një trup përkatës, sigurisht që duhet të ketë material që do të ndahet me deputetë, në përputhje me nenin 100 të rregullores dhe nuk ka pasur kurrfarë materiali lidhur me këtë çështje. Pra, nuk i është përmbajtur Rregullores dhe se këtë gjë deputetët të cilët janë në Kuvend, tashmë gati 2 vite po i bëjnë, nuk mund të mos e dijnë”.

Nga opozita akuzojnë se me qëllim është caktuar seanca për gjykatësit kushtetues në terminin e njëjtë, sic thonë për të defokusuar opinionin nga debatet për fatkeqësitë në Tetovë dhe Bullgari. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share