Kuvendi i rrethuar nga forca policore

Pas përfundimit të seancës plenare të 80-të, me rradhë të Kuvendit të RMV-së në të cilën iu drejtua Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen, forca të mëdha policore kanë rrethuar Kuvendin.

Një grup protestuesish janë mbledhur para Kuvendit që nga ora 12 për të protestuar kundër propozimit francez, për të cilin do të disktutojë sot Kuvendi. Edhe pse deri më tani nuk kanë pasur incidente, protestuesit vazhdimisht drejtojnë brohoritje kundër qeverisë e shumicës parlamtare, kundër BE-së e në një moment kanë drejtuar edhe fyerje ndaj presidentes së KE-së, e cila në ato momente po mbante fjalim brenda në Kuvend. Po ashtu, protestuesit kanë vendosur një gijotinë dhe në të kanë vendosur një letër propozimi francez. Në protesta ka prezente edhe simbole të bolshevizmit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share