Liga e Kombeve: Fitore e pritur e RMV-së ndaj Gjibraltarit 4-0

Në Tbilisi Gjeorgjia – Bullgaria 0-0

Reprezentacioni i Maqedonisë aë Veriut në futboll, shënoi fitore të pritur kundër Gjibraltarit 4-0, në ndeshjen e raundit të katërt në Ligën C, grupi 4 në kuadër të UEFA Liga e Kombeve. Reprezentacionmi ynë të gjitha dilemat I zgjodhi që në pjesën e pare të ndeshjes kur shënoi katër gola me autor Enis Bardhiu, Bojan Miovski dy gola dhe Çurlinov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në pjesën e dytë Maqedonia e Veriut dominoi në terren , krijoi disa raste por që nuk pati fat në realizim

Duhet theksuar se në krahasim me tre ndeshjet e para, kësaj radhe seleksionuesi Bllagoja MIlevski në fush doli me një formacion krejtësisht ndryshe duke ju dhë rast futbollistëve më të ri

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi në Tbilisi Gjeorgjia dhe Bullgaria luajtën baras 0-0

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin 4 të Ligës C, tabelën e kryeson GJeorgjia me 10 pikë, para RMV-së me 7, Bullgarisë me 3 dhe Gjibraltari me 1 pikë.

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share