Liga e Kombeve: Shqipëria zhgënjen sërish, mundet nga Izraeli

SHQIPTARËT E NDOQËN NDESHJEN NË EKRANIN E TV KLAN

Shqipëria humbi kundër izraelit sfidën e vlefshme për ligën e kombeve. Ndeshja u transmetua në klan për të gjithë shqiptarët pa asnjë pagesë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shqiptarët patën mundësinë ta ndiqnin sfidën Shqipëri – izrael e vlehme për nations league në ekranin e tv klan, pa pagesë. Nën komentin e alban xhihanit dhe me ekspertizen e ernest gjokes ndeshja mbrertheu për[ara ekranit të gjithë ata që nuk patën mundësineë ta ndiqnin në stadium. Atmosfera ishte mjaft e mirë mes tifozëve të përfaqësueses, deri kur kuqezinjtë në fushë u dorëzuan përballë Izraelit.

Në pjesën e parë kuqezinjtë ishin të qartë të sigurtë dhe agresivë. Në disa raste u përpoqën të godisnin portën. Disa ndërhyrje të parregullta nga mbrojtja izraelite deri sa erdhi akordimi i penalltisë në minutën e fundit të kohës së rregullt. Fauli iu shkaktua Balliut. Armando Broja i ftohtë dhe i sigurtë e dërgoi topin në rrjetë teksa portieri ishte në drejtimin e kundërt të goditjes së tij.

Emocionet dhe përjetimi i tifozëve u shpërblye.

Izraelitët nuk u dekurajuan dhe kërkuar edhe ata mundësitë për shënim dhe e gjetën një të tillë në minutën e 57 me Manor Szolomon i cili depërtoi nga e majta duke kaluar mbrojtjen dhe në fund portierin berisha.

Hutim në prapavijën e shqipërisë që i la edhe tjetër mundësi izraelit që të rrezikonte.

Dhe në fakt, ashtu sikurse ndoodh zakonisht me kombëtaren shqiptare, lëshimi nëë pjesën e dytë solli golin e avantazhit për izraelin. Lojtarët e skuadrës mike, hunë në zonë goditën, por ishtë sërish manor solomon që në mes të disa futbollistëve kuqezi nuk e pati aspak të vështirë të shënonte.

Izraelitët u treguan më të organizuar dhe të vendosur për të ruajtuar avantazhin. Arritën ta bënin këtë deri në fund të ndeshjes duke siguruar trepikëshin.

Shqipëria do të rikthehet të luajë në Nations league më 24 shtator, sërish kundër izraelit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share