Martohet Britney Spears, ish-bashkëshorti tenton t’i prishë dasmën

Britney Spears është martuar me Sam Asghari, 7 muaj pasi është liruar nga kujdestaria e të atit për të cilin tha se e kishte penguar që të martohej. Kujdestaria përfundoi me vendim gjykate, e kërkuar nga vetë Britney Spears në Nëntor të vitit të kaluar dhe ajo më vonë mbeti shtatzënë, por njoftoi në Maj se kishte pësuar një abort.

Çifti u martua në një ceremoni intime në Los Angeles ditën e djeshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë një incident ka ndodhur pak para dasmës teksa ish-bashkëshorti i yllit, Jason Alexander, u ndal jashtë shtëpisë së saj pasi u përpoq të prishte dasmën. Jason Alexander, i cili ishte i martuar me Spears për më pak se 55 orë në vitin 2004, arriti të hynte në pronë për një kohë të shkurtër, duke transmetuar drejtpërdrejt veten teksa përballej me një roje sigurie. Nga ana tjetër, nuk kishte asnjë shenjë nga vetë çifti. Pas ngjarjes, Alexander u arrestua nga policia.

Asghari është bashkëshorti i tretë i yllit. Pas Jason Alexander, Britney Spears ishte e martuar me Kevin Federline, një martesë që zgjati nga vitit 2004 deri në 2007./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share