close
Top LajmeVendi

Ministria ruse e Mbrojtjes: 79 mercenarë nga Maqedonia e Veriut kanë luftuar në Ukrainë, 21 janë vrarë

B2030D2E-7F7D-4236-A690-950B058039CA

Njëzet e një mercenarë nga Maqedonia e Veriut janë vrarë nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ka njoftuar Ministria rus e Mbrojtjes, në brifingun e mbajtur sot në mengjes me gazetarë.

“Nga 24 shkurti, kur filluan sulmet ruse, në Ukrainë janë regjistruar 79 mercenarë nga Maqedonia e Veriut”, njoftoi Moska zyrtare.

Prej tyre 19 nderkohë e kanë lëshuar bendin, kurse për momentin gjenden edhe 39, thuhet në tabelën detale të prezantuar nga Minsiteia ruse për çdo shtet veç e veç.

Sipas kësaj tabele, deri tani në Ukrainë kanë ardhur të luftojnë 6.956 mercenarë të huaj, kurse jetën e kanë humbur 1956, janë larguar 1779, kurse kanë mbetur edhe 3221.

Shteti që mban rekordin sipas ketyre të dhënave është Polonia me 1831, prej të cilëve janë vrarë 378, 272 janë larguar, kurse edhe 1181 ende luftojnë, transmeton Fokus.mk./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia