Mot shumë i nxehtë në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, vetëtima dhe erë të përforcuar, vende-vende me kushte për paraqitjen e motit të lig. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 31 deri në 38 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deri të enjten do të mbajë mot shumë i nxehtë, por në orët e pasdites dhe të mbrëmjes për shkak të ndikimit të aktivitetit të ciklonit nga lindja vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar ndërsa në nivel lokal do të ketë kushte për paraqitjen e motit të lig me breshër dhe erë të përforcuar. Të premten dhe të shtunën do të fryejë erë e përforcuar veriore kur pritet ulje e temperaturave të ditës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share