Moti jostabil deri në fund të javës

NGA E MËRKURA – STABILIZIMI I MOTIT

Metereologët thonë se për shkak të një cikloni mbi vendin tonë që rezulton me atmosferë jostabile edhe në ditët në vijim do të mbretërojë mot me shira të rrëmbyeshme ku nuk përjashtohet që vende vende proceset të jenë më intensive në formë të motit të lig.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Deri në fund të ditës edhe më tej do të ketë kushte për mot jostabil lokal që do të përcillet me shira të rrëmbyeshëm , bubullima dhe erë të përforcuar, kurse lokalisht nuk përjashtohet mundësia që proceset të jenë më intensive në formë të motit të lig me shira të rrëmbyeshme erë të përforcuar, zbrzje elektrike dhe paraqitje të breshërit. Edhe gjatë ditëve në vijim do të kemi mot jostabil, deri të Martën, vecanërisht në orët e pasditës do të ketë kushte për shira lokal kurse vende-vende edhe mot të lig”, deklaroi për KlanM metereologu Sllavço Popovski.

Moti I këtillë do të mbajë deri në fillim të javës së ardhshme kur gradualisht pritet stabilizimi I motit.

Nga e Mërkura e mëtej, atmosfera do të jetë më stabile edhe pse në orët e pasditës nuk përjashtohet mundësia për paraqitje të shirave dhe bubullimave. Temperaturat ditëve në vijim do të shënojnë tendenca të rritjes, kurse rritje më e theksuar pritet javën e ardhshme ku temperaturat maksimale do të shkojnë në intervalin nga 27 deri 34 gradë Celsius, deklaroi për KlanM  metereologu Sllavço Popovski.

Edhe gjatë ditës së sotme si rezultat I reshjeve intensive të shiut janë të mundshme rrëshqitje të dheut, rritje e shpejtë e nivelit të lumejve dhe ujrave – kanë paralajmëruar nga Qendra për menaxhim me kriza. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share