close
Top LajmeVendi

MPB: Gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë privuar nga liria 210 kriminelë

mpb (1)

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 janë ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh nga njësitë organizative në kuadër të SPB-së Shkup dhe Ekipi Operativ – Kërkime, gjatë të cilave rregullisht janë mbledhur informata për personat të cilët i nënshtrohen bastisjeve sipas urdhrave të pranuara nga Gjykata Themelore Penale Shkup, Prokuroria Themelore Publike Shkup, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup, Burgu i KPU Idrizovë, PKB Burgu Shkup – Shkup dhe të tjera. Subjekt i bastisjes ishin personat për të cilët janë shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar: personat e dënuar me burgim, personat nën hetim dhe me masë të caktuar paraburgimi, personat e larguar apo personat e arratisur nga institucionet penale, ku 210 persona të dënuar me gjithsej 322 vjet e 9 muaj burg dhe 228 vjet e 4 muaj të tjerë.

Krahasuar me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, efikasiteti është rritur me 101%.

Nga ana e njësive tjera organizative në kuadër të SPB-së Shkup janë ndërmarrë masa operativo-taktike me qëllim të gjetjes dhe privimit nga liria, me çka 138 personave iu është hequr dënimi total me burg prej 144 vjet e 2 muaj nga vuajtja e dënimit, thuhet në komunikatën e MPB-së.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia