Ndihmonin për kalimin e mallrave kontrabandë, Gjykata lë në burg policët dhe doganierët e arrestuar në Qafë Thanë

Gjykata lë në burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë-Thanë pak ditë më parë. Konkretisht me kërkesë të prokurorisë, gjykata la në burg Julian Poçe, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi.

Ndërsa 3 tregtarët e ndaluar Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, janë lënë në arrest shtëpie. Masa e sigurisë sapo ka përfunduar në Gjykatën e Pogradecit. Dhoma e Avokatisë së Pogradecit nuk i ka bojkotuar masat e sigurisë dhe të ndaluarit janë përfaqësuar në proces nga avokatët e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambientet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share