Në Saraj hapet paralelja e disperzuar e QSHSHMB “Ilija Nikollovski – Lluj” për arsimin fillor për muzikë

Qendra Shkollore Shtetërore e Muzikës dhe Baletit  “Ilija Nikollovski – Lluj” hapësirat e të cilës gjendet në qendrën e Shkupit, nga viti shkollor  2022-2023 do të ketë paralele të disperzuar për arsimin fillor për muzikë  në Komunën e Sarajit.

Paralelja  hapet me kërkesë dhe iniciativë të prindërve dhe shkollës, me pëlqimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Sarajit dhe do të funksionojë në kuadër të  Shkollës Fillore Komunale “Dituria”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Iniciativa është ngritur për  t`iu dalë në ndihmë   të rinjëve  të kësaj komune, të cilët çdo vit shfaqin interesim të madh për t`u përfshirë në arsimin për muzikë. Në vitin e ri shkollor  2022-2023, në Qendrën Shkollore Shtetërore  të Muzikës dhe Baletit u regjistruan gjithësej 8 nxënës, por në vend që të udhëtojnë çdo ditë ndërsa me qëllim që të ulen  shpenzimet dhe shqetësimet e familjeve të tyre, do të  ndjekin mësimet në komunën dhe vendbanimin e tyre.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vlerësoi këtë iniciativë si të dobishme dhe ofroi mbështetje për zbatimin e saj, e cila, nga ana tjetër, nuk shkakton implikime fiskale për buxhetin e shtetit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share