Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth një orë

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth një orë për të dalë jashtë vendit, ndërsa në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet rreth një orë për të hyrë në vendin tonë.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është rritur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçev.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share