Nga Kosova në Koçanë për të vjedhur, arrestohen dy persona teksa kryenin “vjedhje të rënda”

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se janë arrestuar dy persona nga Kosova, kapen në flagrancë në Koçan, malli i vjedhur iu kthehet pronarëve.
Më 21.07.2022 në Koçan, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Koçanit i kanë arrestuar B.A .(54) dhe S.S. (63), të dy nga Republika e Kosovës. Ata janë gjetur dhe kapur në Tregun e Qytetit të Koçanit teksa kryenin “vjedhje të rënda” në mënyrë të pacipë, përkatësisht duke marrë para dhe sende të tjera nga çantat e disa personave.
Objektet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarëve, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share