Obama e Clinton krah Biden për të mbledhur fonde

Nga ky event Presidenti amerikan siguroi shumën rekord prej 25 milionë Dollarë

Presidenti Joe Biden dhe dy paraardhësit e tij demokrat, Barack Obama dhe Bill Clinton, morën pjesë në një mbledhje fondesh për zgjedhjet në New York.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Organizatorët thanë se kreu i Shtëpisë së Bardhë mblodhi më shumë se 25 milionë Dollarë për fushatën e rizgjedhjes në SHBA duke arritur kështu një rekord të ri në historikun e aktiviteteve politike. Ky fond dëshmon mbështetjen e demokratëve për presidentin Biden, në një periudhë kur sondazhet tregojnë nivele të ulëta mbështetjeje për të në opinionin publik.

Ish-presidentët Obama dhe Clinton po e ndihmojnë Biden të rrisë avantazhin e tij me donacione. Në fund të muajit shkurt, Presidenti Biden kishte një fond prej 155 milionë Dollarësh, krahasuar me fondin e Trump prej 37 milionë Dollarësh.

Shuma do të vërë në provë efektivitetin e tyre, ndërsa përballet me kandidatin e pritshëm të Partisë Republikane, Donald Trump, i cili ka dëshmuar më parë se nuk i nevojiten fondet më të shumta për të fituar presidencën. Komediania Mindy Kaling drejtoi eventin, ndërsa këngëtarja Lizzo Queen Latifah dhe Cynthia Erivo dhuruan spektakël.

Biden filloi fjalimin e tij me një slogan të përsëritur shpesh, duke thënë se demokracia ishte në rrezik në këto zgjedhje. Ai tha se Trump i kishte një “pamje të zymtë botës”, duke vënë në dukje mbështetjen e zëshme të kundërshtarit të tij për ata që morën pjesë në protestën e Kapitolit të 6 janarit. “Por unë kam vërtet shpresë. Nëse i arrijmë këto zgjedhje, ne mund të vendosim kursin për katër, pesë, gjashtë dekadat e ardhshme”, u shpreh Biden.

Por ngjarja e mbledhjes së fondeve u shoqërua edhe nga disa protesta brenda auditorit masiv, me të pranishmit që u ngritën në disa momente të ndryshme, duke iu referuar mbështetjes së Biden për Izraelin në luftën e Hamasit, që ka vrarë më shumë se 30,000 njerëz në Gaza.

Protesta u mbajtën edhe në New York. Demonstruesit duke valëvitur flamujt palestinezë denoncuan politikën e jashtme të administratës amerikane, veçanërisht mbështetjen e saj për Izraelin, duke i quajtur liderët demokratë si “kriminelë lufte”.

Protestuesit shprehën zhgënjimin e tyre me klimën aktuale politike dhe u zotuan të mos mbështesin Biden në zgjedhjet e ardhshme, duke përmendur ndihmën ushtarake të dërguar në Izrael dhe ndikimin mbi palestinezët. Të tjerët bën thirrje për ndryshim dhe paqe.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share