OBSH: Infektimet e reja me Covid-19 janë rritur për 18%

DOMINOJNË VARIANTET BA.4 DHE BA.5 TË OMICRON-it.

OBSH-ja ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, numri I rasteve të reja me COVID-19, në nivel global, është rritur për 18%. Sipas kësaj organizate, shifrat e rasteve të vdekjeve kanë mbetur të njëjta sikurse javën paraprake – 8.500 gjatë një jave, kurse rritje janë shënuar në Azinë Juglindore, SHBA dhe Lindjen e Afërt

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Numri I infektimeve, sic percjell KlanM, është rritur për gati 32% në Evropë dhe Azinë juglindore si dhe për 14% në SHBA.

Drejtori I OBSH-së, Tedros Ad`hanon Gebrejesus ka thënë se numri I rasteve të reja është në rritje në 110 vende, kryesisht për shkak të varianteve BA.4 dhe BA.5 të Omicron-it.

TEDROS ADHANON GEBREJESUS – DREJTOR I OBSH-së

“Pandemia po ndryshon por nuk ka përfunduar. Shumë vende kanë amortizuar përpjekjet për ndjekjen dhe sekuencimin gjenetik dhe kjo mund të vështirësojë zbulimin e varianteve të reja dhe potencialisht të rrezikshme të virusit”

OBSH-ja, sic njofton KlanM, ka bërë thirrje për imunizimin e personave më të cënuar, duke thënë se me qindra miliona njerëz janë të pavaksinuar dhe janë në rrezik nga sëmundjet e rënda dhe vdekja.

Sipas OBSH-së, në gjithë botën janë vaksinuar më shumë se 1.2 miliardë njerëz, por shkalla mesatare e imunizimit në vendet e varfëra është 13%./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share