Osmani në Klan Debat: Nisja e negociatave me BE-në më pas bullgarët në kushtetutë

Është e saktë se gjatë vizitës së fundit të Ministres së Jashtme bullgare, Teodora Gençovska, fundjavën e kaluar në Shkup është thënë se Konferenca e parë ndërqeveritare RMV-BE të mbahet pas vendosjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kjo ka qenë kërkesë bullgare dhe ka qenë e papranueshme për ne – ka thënë Osmani.

Sa janë mundësitë për zgjidhje të kompromisit për ndryshimet kushtetuese, Osmani është përgjigjur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëse vlerësohet si zgjidhje kompromisi midis pozicionit të tyre që ndryshimi I kushtetutës të bëhet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe pozicionit tonë që kjo të ndodh para vetë anëtarësimit në BE, kompromisi është i mundshëm”

Nëse për këtë Ministri I Jashtëm Osmani ka kontaktuar me opozitën në vend, përgjigja ka qenë negative.

“Jo, sepse ende nuk kemi qëndrime të njëjta me Bullgarinë. Në momentin kur do të kemi një pozicion që mund të jetë bazë e marrëveshjes atëherë do ta njoftojmë opozitën dhe opinionin, para se të arrihet marrëveshja” /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share