Osmani: Rëndësia e Forumit të Prespës për Dialog konfirmohet me pjesëmarrjen e presidentëve nga rajoni

Në brifingun për mediat, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e prezantoi edicionin e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nën patronazhin e Presidentit, Stevo Pendarovski.

Tema kryesore e Forumit të Prespës për Dialog të këtij viti është “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë”, që ka për qëllim t’i pasqyrojë sfidat aktuale të politikës së jashtme, por dhe kërcënimet bashkëkohore të sigurisë me të cilat përballemi. Tema është në linjë me fenomenin e ri të sigurisë, i cili rrënjësisht ka tronditur rendin që siguronte siguri të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri Osmani theksoi se rëndësia e PFD-së konfirmohet me pjesëmarrjen e presidentëve nga rajoni, përfshirë Borut Pahor nga Sllovenia, Zoran Milanoviq nga Kroacia, Vjosa Osmani nga Kosova, Millo Gjukanoviq nga Mali i Zi, por edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.

Gjithashtu, sfidat bashkëkohore me të cilat përballet rajoni dhe Evropa do të trajtohen nga një sërë ministrash të punëve të jashtme, si Alexander Schallenberg nga Austria, Nikos Dendias nga Greqia, Grliq Radman nga Kroacia, Ivan Korçok nga Sllovakia, Zbigniew Rau nga Polonia, Mevlut Çavushoglu nga Turqia, Imzot, Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet e të tjerë. Po ashtu, në forum do të marrin pjesë përfaqësues të shquar të organizatave ndërkombëtare si Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike – Rosemary Di Carlo, Sekretarja e Përgjithshme aktuale e OSBE-së Helga Schmid, etj.

Njëherazi, Osmani theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që PFD-ja e sivjetshme për herë të parë do të bashkojë pesë të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor nga ShBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Austria: Zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar, më pas Miroslav Lajçak, Sir Stuart Peach, Manuel Saracin dhe Johannes Eigner, të cilët do të kenë një takim të veçantë me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor ku do të shqyrtohen perspektivat evropiane dhe euroatlantike të rajonit në periudhën e në vijim, por do të diskutohet edhe për nismën rajonale B6 të iniciuar nga ne në PFD e mbajtur vitn e kaluar./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share