Palestina në kundërofanzivë, qëllon me raketa Izraelin

Palestinezët hodhën dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit të premten në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite që vranë të paktën 10 persona, duke përfshirë një komandant të lartë të lëvizjes palestineze të Xhihadit Islamik.

Autoritetet izraelite thanë se sirenat kishin rënë në zonat jugore dhe qendrore, ndërsa imazhet e transmetuara nga stacionet televizive izraelite tregonin një numër raketash që rrëzoheshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Xhihadi islamik, tha se kishte lëshuar më shumë se 100 raketa të premten në qytetet izraelite, përfshirë Tel Avivin. Shërbimi i ambulancës i Izraelit tha se nuk kishte raportime për viktima.

Sulmet erdhën pak më shumë se një vit pas një lufte 11-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në Maj 2021, e cila vrau të paktën 250 njerëz në Gaza dhe 13 në Izrael dhe la të shkatërruar ekonominë e enklavës së bllokuar.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share