”Pari”: Kompanitë më të pasura të ndërtimit paguajnë paga më të ulëta mesatare

“PARI”: KOMPANITË MË TË PASURA TË NDËRTIMIT PAGUAJNË PAGA MË TË ULËTA MESATARE

Portali “Pari” në bashkëpunim me Rrjetin e Biznesit, ka zbuluar pagat mesatare të të punësuarve në kompanitë më të mëdha të ndërtimit, të ranguara sipas të ardhurave, përcjell Klan M. Fatkeqësisht, sic thonë nga portali “PARI” analiza ka treguar se nga pesë kompanitë që kanë realizuar fitime më të mëdha para miratimit të pagës minimale, dy prej tyre kanë paguar paga katastrofike mesatare dhe bëhet fjalë për firma të njohura ndërtimore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pesë kompanitë më të mëdha sipas të ardhurave të realizuara vitin e kaluar janë: “Zhikol” – Strumicë, “ZSF-KOM” – Shkup, “Rapid Bild” – Kumanovë, “Krmzov MR” – Strumicë dhe “AK Invest” – Tetovë.

Kompania e ndërtimit “ZSF-KOM” – Shkup, siç përcjellë Klan M, me 50.108 denarë është në krye të listës sipas pagës mesatare neto për vitin 2021. Edhe pse ka realizuar rritje të të ardhurave, sipas portalit “PARI”, të dhënat tregojnë se është zvogëluar paga mesatare për 21.19%. Në vitin 2020 ka qenë 63.582 denarë. Gjithashtu është zvogëluar edhe numri I punëtorëve. Nga 27 në vitin 2020, në 23 për vitin 2021.

I dyti në listë me pagë më të lartë mesatare në vitin 2021 është kompania e ndërtimit “Rapid Bild” – Kumanovë. Në vitin 2021 ka qenë 35.939 denarë.

Rënie më të madhe tek paga mesatare tek TOP 5 kompanitë, sipas portalit “Pari” është shënuar tek “AK-Invest” – Tetovë. Në vitin 2021 ka qenë 20.107 denarë.

Kompania e ndërtimit “ADORA” që në vitin 2021 renditet në vendin e dytë sipas fitimit me 2.6 milionë euro, paga mesatare për vitin e kaluar ka qenë 19.014 denarë, por para miratimit të pagës minimale respektivisht në vitin 2020 paga mestare në këtë kompani ka qenë 7.552 denarë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share