Petkovi do të dorëzojë në parlament propozimin francez për heqjen e vetos

epa09640299 New Bulgarian Prime Minister Kiril Petkov speaks at the Parliament in Sofia, Bulgaria, 13 December 2021. The Bulgarian Parliament approved a new coalition government of four reformist formations and led by the economist, Kiril Petkov, co-founder of the recently created anticorruption formation Let’s Continue the Changes (PP), which won the 14 November legislative elections. EPA-EFE/VASSIL DONEV

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur vetë Petkovi para bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, informuan mediat bullgare.

Petkovi ka thënë se është “në hollësi i njoftuar me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo: Të enjten zyrtarisht do të dërgohet te të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa unë personalisht nesër do ta dërgoj në parlament. Personalisht pas meje qëndrojnë Emanuel Makron dhe Ollaf Shollc. Do ta pranojmë, ndërsa pastaj vazhdojmë më tutje”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dje, në vetë fillimin e takimit në Këshillin e Ministrave, Petkovi e ka lexuar kërkesën e tij, e cila është pranuar, “propozimi i presidencës franceze menjëherë të dërgohet në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme”/MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share