Petkoviç: Mbrëmë ishim në prag të konflikteve serioze

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviç, kanë mbajtur një konferencë për mediat pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

“Barrikadat e krijuara nga serbët në veri të Kosovës për të bllokuar pikat kufitare nuk kanë qenë veprime, por reagime ndaj një vendimi të njëanshëm të Prishtinës”, mësohet të ketë thënë në këtë konferencë Rakiç, sipas Radio Evropa e Lirë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tyre, në Kosovë janë shmangur konflikte në shkallë të gjerë dhe kjo sipas tyre për shkak “të politikës së mençur diplomatike të Serbisë dhe Presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç”.

Petkoviç ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi sipas zyrtarit serb, ai donte të shkaktonte konflikte në përmasa të mëdha.

“A e kuptoni që mbrëmë ishim në prag të konflikteve serioze? Ishin mbi 1.000 pjesëtarë të njësive speciale të Kosovës të armatosur deri në dhëmbë dhe plani i tyre ishte të pushtonin popullin që do të mbronin pragun e tyre”, ka thënë Petkoviç, sipas REL.

Serbët nga Kosova vendosën bllokada në pikat kufitare më 31 Korrik, një ditë para zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë dhe ndërrimin e targave të Serbisë.

Por pas ndërhyrjes diplomatike të Uashingtonit, Qeveria e Kosovës vendosi shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi në momentin që serbët heqin barrikadat./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share